Slider Më shumë

Udhëzues Edukativ: Biodiversiteti i Plazhit të Madh dhe brendësisë së tij

Prej tvteuta13:09, 29 Qershor 2024

Udhëzuesi i është dedikuar qytetarëve dhe nxënësve që duan të njohin pasuritë natyrore të Plazhit të Madh dhe të brendësisë së tij si dhe dojnë të  kontribuojnë në ruajtjen e tyre.

Plazhi i Madh me brendësinë e tij është një nga pjesët më të rëndësishme të Malit të Zi për sa i përket pasurisë së biodiversitetit. Kjo zonë, po ashtu është një qendër e rëndësishme globale e biodiversitetit. Për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe klimës specifike, kjo zonë relativisht e vogël ka llojllojshmëri të madhe habitatesh që ofrojnë kushte të volitshme për jetesën e një numri të madh të llojeve të ndryshme të organizmave. Llojet e ndryshme të habitateve në zonën e plazhit të madh dhe në brendësi të tij formojnë një ekosistem unik që, për shkak të llojeve të ndryshme të habitateve dhe diversitetit të pasur taksonomik është shumë e rëndësishme që të ruhet, të bëhen kërkime si dhe të mbrohet.

Udhëzuesi Edukativ i Biodiversiteti i Plazhit të Madh dhe brendësisë së tij u zhvillua në kuadër të projektit “DuneGuard: Ruajtja dhe mbrojtja e dunave të rërës në Plazhin e Madh” i cili është realizuar nga Dr. Martin Schneider-Jacoby Assoc.-MSJA. Projekti mbështetet nga Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve (CZIP) në kuadër të projektit “Forcimi i pjesëmarrjes së shoqërisë civile në fushën e mbrojtjes së mjedisit në procesin e anëtarësimit në BE (4E)” financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësia e Dr Martin Schneider-Jacoby Assoc.-MSJA dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e CZIP-it, Bashkimit Evropian ose Ministrisë së Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias.

  • 1

    Radio