Sporti Më shumë

Udhëheqësia dhe lojtarët e Otrant-Olimpik apelojnë që klubi të ndihmohet

Prej tvteuta15:41, 26 Tetor 2019

Udhëheqësia e klubit të futbollit “Otrant-Olimpik” kryesuar nga presidenti Nexhat Hasanaga, anëtari i Bordit drejtues Lavdim Çaushi dhe futbollisti Angjello Rudoviq, gjatë pjesmarrjes në emisionin e mëngjesit të TV Teuta treguan për problemet me të cilët po përballet klubi që prej fillimit të sezonit aktual. Ata thanë se atmosfera në klub është e mirë megjithë humbjet në ndeshjet e fundit dhe shprehën optimizëm për rezultate më të mira. Problem për klubin paraqet pamundësia për të luajtur në fushën e vet për mungesë të dhomave të zhveshjes, për çka Federata disa herë  ka bërë lëshime në të kaluarën. Ata apeluan tek afaristët dhe qytetarët, si nga vendi ashtu dhe diaspora, që të ndihmojnë klubin për të kapërcyer problemet aktuale. Përveç mbrëmjes donatore e cila do të organizohet të dielen më 27 tetor në hotel Mediteran, në qytet janë vendosur edhe kioska në të cilët qytetarët mund të blejnë kupona për të ndihmuar klubin. Ndeshjen e radhës, Otrant-Olimpik e luan të dielen në ora 13.30 kundër skuadrës Jezero nga Plava.

  • 1

    Radio