Aktuale Më shumë

Uboviq dhe Abazoviq para gjykatës në Ulqin

Prej tvteuta11:43, 29 Shtator 2023

Në Gjykatën Themelore në Ulqin fillon gjykimi për padinë e biznesmenit nga Podgorica Ranko Uboviq kundër kryeministrit Dritan Abazoviq. Siç raporton RTMZ, në gjyq kanë ardhur Uboviq, ish-polici Zoran Llazoviq dhe avokati Zoran Piperoviq. Në seancë ka ardhur edhe kryeministri Dritan Abazoviq.

Para gjykatës së Ulqinit janë paraqitur gjashtë padi të ngritura nga avokati Zoran Piperoviq kundër Abazoviqit si përfaqësues ligjor i Zoran Llazoviqit, biznesmenit Ranko Uboviq, kompanisë “Bemax” dhe biznesmenit Aleksandar Mijajlloviq.

Abazoviq më parë kishte akuzuar Uboviqin dhe Lazoviqin se ishin të përfshirë në krime të rënda dhe madje dëshironin likuidimin e tij fizik.

Të dy e mohuan dhe e paditën Abazoviqin.

 

  • 1

    Radio