Aktuale Më shumë

U zgjodh Qeveria e 44-të, Spajiq pret një mandat të plotë

Prej tvteuta09:37, 31 Tetor 2023

Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi Qeverinë e 44-të të kryeministrit Millojko Spajiq. Për zgjedhjen e qeverisë së re votuan 46 deputetë, 19 ishin kundër dhe një abstenim. Diskutimi në Kuvend ka zgjatur gjithë natën. Qeveria e Millojko Spajiqit ka tre nënkryetarë, dy nënkryetarë të departamenteve dhe 17 ministra.

Pas zgjedhjes së Qeverisë, kryeministri Millojko Spajiq bëri betimin në Kuvend, ku thuhet: “Betohem se do t’i kryej detyrat e mia sipas Kushtetutës dhe ligjit, me nder, përgjegjësi dhe ndërgjegje”.

Në Kuvend, Spajiq lexoi vetëm një pjesë të ekspozitës, pra vetëm një pjesë të shkurtër të planit të punës së Qeverisë së 44-të, gjë që solli kritika të ashpra nga opozita, e cila e akuzoi për mosrespektim të Kuvendit.

PDS dhe SD thanë se qeveria e 44-të është kundër Malit të Zi, anti-evropiane dhe pro-ruse. Ata thonë gjithashtu se nuk do të zgjasë shumë sepse siç thonë ata është ndërtuar mbi themele të gabuara.

Debati në Kuvend u karakterizua nga polemika të mprehta mes Spajiqit dhe ish-kryeministrit dhe kreut të LQ të URA-s, Dritan Abazoviq.

Spajiq tha se qeveria do të zgjasë katër vjet, se nga 1 janari i vitit të ardhshëm pensioni minimal do të jetë 450 euro dhe se paga mesatare pas një vitit të formimit të qeverisë paga mesatare do të jetë 1000 euro.

  • 1

    Radio