U verifikuan mandatet, Kajoshaj kryetar i Kuvendit
Prej tvteuta21:57, 21 Mars 2019
Sot është mbajtur Mbledhja konstitutive e Kuvendit të komunës së Tuzit, në të cilën është bërë verifikimi I mandateve të 32 këshilltar[vet ë cilët do të përbëjnë kuvendin e ardhshëm katërvjeçarë. Kryetar I Kuvendit është zgjedhur Fadil Kajoshaj, nga radhët e UDSH-së, për të cilin 19 këshilltarë votuan pro, 3 fleta ishin të pavlefshme, kurse këshilltarët e DPS-së nuk votuan. një debate e ashpër në këtë mbledhje, edhe pse ishte konstituive, u dëgjua nga këshilltari I Demokratëve dhe ai I Socialdemokratëve, të cilët u akuzuan në baza partiake mjaft të rënda. Akuzat filluan, kur këshilltari I Socialdemokratëve deklaroi se nuk do të votojë zgjedhjen e kryetarit sepse ai nuk mund të jetë në një pushtet ku janë Demokratët. Nga ana tjetër Këshilltari I Demokratëve Shtjefën Camaj tha se nuk ka arsye të tërhiqet sepse Demokratët nuk janë në pushtet por vetëm e përkrahin Forumin Shqiptarë në emërimin e kryetarit. Poashtu këshilltari I Partisë boshnjake deklaroi se ata do ta përkrahin emerimin e kryetarit, kurse nga ana e DPS-së kanë deklaruar se ata do të jenë të përmbajtur në procesin e votimit.
Të shtunën, me 23 mars, në ora 12.00 do të mbahet séanca e radhës në të cilën do të bëhet emërimi I kryetarit të komunës, post I cili sipas Forumit Shqiptarë, do ti takojë Nik Gjeloshaj.