U mbajtën mbledhjet e Grupit të Miqësisë së Kuvendit të Malit të Zi me Kuvendin e Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë
Prej tvteuta10:00, 17 Shtator 2019
Grupi i Miqësisë së Kuvendit të Malit të Zi me Republikën e Turqisë u takua dje me delegacionin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, me në krye kryetarin e Grupit Erol Kavunxhoun, që po qëndron në vizitë zyrtare në Mal të Zi. Gjatë takimit të dy grupeve, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe kryetari i Grupit të miqësisë, Genci Nimanbegu theksoi se BE dhe NATO janë rruga e vetme e drejt për të dy vendet dhe se ato para pak kohe e kanë ngritur miqësinë e vet në nivelin e partnerëve në kuadër të Aleancës Veri-atlantike .Duke folur për procesin e integrimeve evropiane të Malit të Zi, Nimanbegu theksoi se vendi ynë duhet të punojë më fuqishëm në ngritjen e standardeve dhe demokratizimit të shoqërisë, zvogëlimin e migrimit dhe ndalimin e largimit të kuadrove të kualifikuara. Në këtë aspekt, duhet të përshpejtojë procesin e reformave dhe të demokratizimit të mëtejshëm të shoqërisë, me ç’gjë do të arrihen kushtet për anëtarësim në BE, tha nënkryetari i Kuvendit. Nimanbegu theksoi se Mali i Zi dhe Turqia kanë bashkëpunim cilësor në fusha të shumta, por duhet veçuar posaçërisht marrëdhënia në fushën e arsimit, benefitet e të cilës i shfrytëzojnë studentët nga Mali i Zi që disa vjet.