Aktuale Më shumë

U mbajtë mbledhja e dytë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Prej tvteuta16:46, 17 Qershor 2022

Me 18 këshilltar të pranishëm, filloi mbledhja e dytë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit e cila në rend të ditës ka 22 pika për shqyrtim.
Në mbledhjen e ditës së parë u bë miratimi i proces verbalit nga mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur më 03.06.2022 dhe vazhdimi i mbledhjes më 03.06.2022.
Poashtu u bë edhe votimi i Këshillit për zgjedhje dhe emërime, dhe më pas u ndërpre seanca me qëllim që të mblidhet këshilli i sapoformuar i cili më pas duhet të shqyrtojë pikat tjera të rendit të ditës.
Kryetari i Kuvendit Ardian Mavriq, tha se seanca pritet të vazhdojë javën e ardhshme.
Në rend të ditës janë emërimet e trupave punuese të kuvendit dhe emërimet e nënkryetarëve të Komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio