Aktuale Më shumë

U mbajtë manifestimi ”Maslinijada”

Prej tvteuta07:44, 29 Janar 2023

Nën organizimin e Komunës së Tivarit, në organizimin e OJQ-së “Maslinijada” dhe OJQ-së Shoqata e Ullitarëve “Antivari” Stari Bar, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Organizatës Turistike lokale, dje është hapur zyrtarisht jubilarja “Maslinijada”, një nga festat më të rëndësishme të ullirit në Mal të Zi.

Me rastin e edicionit të njëzetë të manifestimit të mbajtur për nder të pemës së ullirit, si simbol i qytetit nën Rumi, ku mblodhën më shumë se 40 ekspozues të ullinjve dhe vajit të ullirit, verës, mjaltit dhe produkteve të tjera bujqësore, kryetari i Komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq, tha se “Maslinijada” është ajo që e prezanton më së miri pasurinë e Tivarit dhe traditën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tradicionalisht, u ndanë çmime për kultivuesit më të mirë të ullirit për prodhimin e vajit të ullirit në dy kategori – vaj ulliri një varietet ekstra i virgjër dhe vaj i marrë nga disa varietete ullinjsh.

  • 1

    Radio