Sociale Më shumë

U mbajt tribuna me afaristët e Ulqinit

Prej tvteuta18:21, 7 Shkurt 2017

Sot në sallën e madhe të Kuvendit Komunal u mbajt një tribunë me afaristët e Ulqinit, në kuadër të fushatës “Pa barriera. Që puna të mos ndalet”, e cila është pjesë e projektit për përmirsimin e ambientit afarist , të organizuar nga UNDP, në bashkpunim me Ministrinë e financave dhe ambasadën britanike në Podgoricë.

Në tribunë afaristët prezantuan problemet dhe pengesat me të cilët ato përballen çdo ditë në aktivitetet e tyre , shumica prej të cilave kanë të bëjnë me mungesën e infrastrukturës, administratën e komplikuar dhe të ngadaltë, mungesën e planeve urbanistike, si dhe qëndrimin jo të duhur të pushtetit qëndror ndaj qytetit në përgjithësi. Afaristët u ankuan edhe në punën, sipas tyre, selektive të inspeksioneve të ndryshme, nga ato tatimor e deri tek ato të ndërtimit, nga të cilët pëtfitojnë më së shumti ato që punojnë jashtë rregullave ligjore. Përfaqsuesja e UNDP-së në Mal të Zi Fiona Meklluni, tha për Televizionin Teuta se ankesat e afaristëve të Ulqinit një një pjesë të mirë janë të ngjajshëm me ato të komunave tjera, megjithëse kanë edhe specifikat e veta. Ajo shtoi se shumica e këtye ankesave janë të zgjidhshme në një kohë të shkurtër , dhe duke pasur parasysh potencialet e Ulqinit, nuk ka arsye që ky qytetet të mos zhvillohet intenzivisht në të ardhmen.

 

  • 1

    Radio