U mbajt shqyrtimi publik për buxhetin e Komunës së Ulqinit
Prej tvteuta26 November 2019

Në sallën e Kuvendit Komunal të Ulqinit, sot u mbajt shqyrtimi publik për draftin e buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitim 2020. Sekretari për financa Sead Osmanoviq, tha për TV Teuta se bëhet fjalë për një buxhet real, ku një pjesë prej 6 milionë janë të parapara si investime në dy projektet kapitale në ujësjellës dhe kanalizime, kurse 7.5 milionë është buxheti operativ i nevojitur për shpenzimet e Komunës. Në shqyrtim edhe kësaj radhe nuk pati shumë të interesuar, kurse pjesmarrës ishin vetëm disa nga përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike. Ata u shprehen të pakënaqur me mjetet e parashikuara me këtë buxhet, të cilat sipas tyre nuk i plotësojnë nevojat për një funksionim normal të këtyre ndërmarrjeve.