U MBAJT SESIONI KUVENDUES I DIASPORËS SHQIPTARE
Prej tvteuta2 March 2019

Gjatë ditës së dytë të Samitit të Diasporës Shqiptare e cila u mbajt nëTiranë, është zhvilluar Sesioni kuvendues plenar I Diasporës Shqiptare në të cilën të pranishëmve iu drejtuan studijues të vendeve të ndryshme si dhe përfaqësues tëkomuniteteve shqiptare nëpër vende të ndryshme botërore, autoritete të larta politike ndër të cilët edhe Kryetari I Republikës së Kosovës HashimThaçi, Kryeministri I Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Asambleisti shqiptarë në Nju Jork Mark Gjonaj.
Kryeministri Rama theksoi rëndësinë të cilën e bart diaspora shqiptare si dhe të arriturat që janë bërë në mes të dy samiteve, duke e ftuar diasporën që të rrinë të bashkuar, pa u përçarë, sepse vetëm të bashkuar mund të arrisim suksese si popull.
Kryetari I Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke falenderuar diasporën për punën që bëjnë, më së shumti u përqëndrua në situatën aktuale politike në Kosovë, duke përmendur kufinjt dhe ndarjen teritoriale,kurse si të arritur në mes të dy samiteve e theksoi formimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës.
Në Sesionin plenarë dhe panelet në vijim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë të fushave të ndryshme nga radhët e shqiptarëve në Mal të Zi.