U mbajt promovimi i librit të autorit Hajrullah Hajdari
Prej tvteuta27 December 2016
Mbrëmë në ambientët e Bibliotekës së qytetit u mbajt promovimi i librit “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941”, i autorit Hajrullah Hajdari. Në promovim, në mes të një numri të madh të të pranishmëve, folën dr. Nail Draga, i cili ishte edhe redaktor i librit, udhëheqësja e Bibliotekës Ardita Rama, si dhe vetë autori. Ai i falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen masive, si dhe ato të cilët bënë të mundur realizimin e këtij libri, shoqatën e artistëve dhe intelektualve Art Club, Fondin për realizmin e të drejtave të popujve pakicë , Bibliotekën, dhe të gjithë ato që dhanë kontribut në botimin e këtij libri.