Kulturë Më shumë

U mbajt përurimi i “Tetralogjia e Ulqinit” të autorit Hajro Ulqinaku

Prej tvteuta10:06, 27 Tetor 2017

Në ambientet e Bibliotekës së qytetit mbrëmë u mbajt përurimi i katër librave  të autorit Hajro Ulqinaku, të cilat në vete përmbajnë përmbledhjen e shkrimeve të autorëve të ndryshëm për Ulqinin. Këto vepra të titulluara: “Ulqin, ti legjendë”, “Ulqin, ti det”, “Ulqin ti gjurmë kohe”, dhe “Ulqin, ti kala jetike”, janë pjesë e përmbledhjes “Tetralogjia e Ulqinit”.

Në përurim për veprat foli vetë autori Hajro Ulqinaku, i cili tha se të mbledhësh të gjitha shkrimet për Ulqinin të shkruara nga autorë të njohur përbën një punë kolosale, dhe për këtë falenderoi të gjithë kontribuesit në këtë proves. Kjo tetralogji është botuar me ndihmën e shoqatës Bashkimi i krijuesve shqiptar, kryetar i së cilës është dr. Gani Karamanaga.

  • 1

    Radio