Kulturë Më shumë

U mbajt përurimi i librit Shkolla Fillore ”Bedri Elezaga” 1869-2019 Katërkollë – Monografi

Prej tvteuta10:14, 1 Tetor 2019

Ditën e hënë u mbajt përurimi i librit Shkolla Fillore ”Bedri Elezaga” 1869-2019 Katërkollë – Monografi të autorit nga Brajsha, ish arsimtarit Rexhep Lleshit. Ky libër është një fryt i përbashkët i trupit punues të librit të cilët janë : Këshilli redaktues: Mr. Ali Bardhi, profesoresha Luljeta Avdiu Cura, arsimtari Viktor Ndrekiqi, recenzueset: Dr. Gjylie Rexha, Dr. Sabina Osmanoviq, lektori: profesor Shaban Peraj, redaktor teknik: piktori Qazim Muja, punuesi komjuterik: Msc Ilir Lleshi dhe autori Rexhep Lleshi. Në këtë mbrëmje përveç fjalëve mbi librin u dhanë edhe tre filma dokumentarë , i pari ai i vitit  1961 i realizuar nga RTCG , i dyti  i vitit 1976 i pergatitur nga RTV i Prishtinës dhe filmi i tretë i vitit 2011 i përgatitur nga Luljeta Avdiu Cura.

  • 1

    Radio