Sociale Më shumë

U mbajt panairi i punimeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Prej tvteuta10:12, 29 Dhjetor 2017

Me panarin e punimeve nga argjili, te punuara nga femijet me aftesi te kufizuara dhe prinderit e tyre, u finalizua   projekti i fundit i Qendrës për femije dhe të rinj me të meta në zhvillim “ E drejta per jete “ i titulluar   “ Merr pjesë edhe ti “ .  Numri i personave të cilët erdhën për tu bërë pjesë e këtij projekti duke blerë këto produkte me cmime simbolike ishte i kënaqshëm. Sipas drejtorit të kësaj qendre ditore Rizo Dervishaga, te hollat e grumbulluara nga ky panair do të shfyrtezohen për mbijetesën e qendrës te cilen ai e drejton. Fabrika për krijimin e punimeve nga argjili do të vazhdojë me punë edhe në të ardhmen si dhe pritet që gjatë sezonit të verës këto punime ti ekspozojnë në ndonje stendë ku fluksi i turisteve është i madh.

  • 1

    Radio