Sociale Më shumë

U mbajt ora përkujtimore për Diana Rexhën

Prej tvteuta16:47, 25 Mars 2017

Shoqata e Artisteve dhe Intelektualeve “Art Club” ne sallen e kuvendit te Komunes se Ulqinit organizoi orë perkujtimore me rastin e vdekjes se profesoreshes se gjuhes angleze dhe perkthyeses Diana Rexha.

Ne kujtim te njeriut te dashur dhe te vecante , sic ishte edhe profesoreshe Diana, ishin prezent nje numer i madh i figurave intelektuale te vendit, familjare, miq e kolege te se ndjeres. Me lot nder sy Dianen e kujtuan te gjithe, sidomos nëpërmjet fjaleve prekese te cilat i foli profesoresha e nderuar e gjuhes dhe leterise shqipe, Nepe Peraj, e cila foli mbi jeten dhe veprimtarine e te ndjeres. Blond Rexha , djali i Dianes ne mes dhimbjes u shpreh mirenjoehes ndaj te gjithe te pranishmeve, duke thene se mbeshtetja e te gjithe familjareve, miqeve e kolegeve, eshte ajo qe po u jep force ne keto momente te veshtira. Diana Rexha u nda nga jeta ne moshen 51 vjecare, duke lene pas dashurine dhe rrespketin qe e posedonte ndaj te gjitheve.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio