Sociale

Sociale Më shumë

U mbajt mbledhja e trupit koordinues

Prej tvteuta1 February 2017

Sot në hotel Dolcino u mbajt mbledhja e trupit koordinues për përgatitjen e sezonit turistik, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike lokale dhe qendrore, si dhe ato të bizneseve vendas. Në mbledhje u parashtruan problemet me të cilat përballet Ulqini gjatë sezonit turistik, si dhe u diskutuan mënyrat për tejkalimin e tyre. Disa nga çështjet më problematike kanë vite që përsërititen, tha kryetari  i Komunës Nazif Cungu, edhe pse disa prej tyre në formë më të lehtësuar se më parë. Problemet me vendet e parkimit, bagëtitë në rrugët e Shtojit, ndërtimet e shumta pa leje, mungesa e infrastrukturës së duhur në disa zona, kanë kohë që përsëriten, dhe zyrtarët lokal por edhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera publike , i cilësuan si prioritete që duhet të zgjidhen sa më shpejt. Ato u dakorduan që në periudhën e ardhshme të intensifikohet bashkëpunimi dhe puna me qëllim që sezoni turistik të pritet sa më mirë.