Ekonomi Më shumë

U mbajt manifestimi “Dita e Shegës 2017”

Prej tvteuta15:38, 2 Nëntor 2017

Manifestimi tradicional “Dita e Shegës” shënoi sot 6 vjetorin e tij. Edhe këtë vit  BKA në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Organizatën Turistike grumbulluan një numer të madh të banoreve të kesaj zone në hapesirat e tregut në Katërkollë .

Përfaqësuesit e pushtetit lokal, pasi që vizituan stendat e ekspozuara për këtë aktivitet, në bashkëpunim me organizatorët u ndanë shperblime personave të cilët në mënyren me të mirë kanë rregulluar stendat e tyre. Shperblime simbolike pranuan të gjithe pjesmarresit në këtë aktivitet.  Me këtë rast në qendër të Katerkollës është bërë mbjellja e disa bimeve dekoruese të parapara për këtë zonë.

  • 1

    Radio