U mbajt Kuvendi i Shoqatës së Pensionistëve të Malit të Zi

Prej tvteuta9 March 2017

Përfaqësuesit e këshillave komunal të Lidhjes së Pensionistëve të Malit të Zi, të kryesuar nga kryetari  Branko Veshoviq , në mbledhjen e përgjithshme vjetore të pensionistëve e cila u mbajt në Ulqin, shqyrtuan raportin vjetor për vitin 2016. Kryetari i aktual i këshillit të Ulqinit Millan Klikovac, prezantoi raportin për vitin e kaluar si dhe aktivitetet e parapara për vitin aktual. Në vjeshtë pritet të fillojnë punimet në ndërtimin e pishinës si  dhe kapacitetet shtesë të akomodimit në ndërtesën ekzistuese të  pushimores së pensionistëve. Gjithashtu u dhanë edhe mirënjohje për  kontribut të veçantë në punën e shoqatës. Komuna e Ulqinit ka rreth tre mijë pensionistë, ndër të cilët 860 prej tyre marrin  pensionin  minimal nga 120 deri 180 euro.