Sociale Më shumë

U mbajt konferenca për dhunën kundër grave

Prej tvteuta10:06, 9 Dhjetor 2016

Konferenca “Mbrojtja në praktikë nga dhuna në familje, bazuar në studime të rastit”, e organizuar nga SOS telefoni,  u mbajt dje në Ulqin. Në konferencë përveç organizatorëve dhe përfaqsuesve të organizatave joqeveritare morën pjesë edhe drejtues të institucioneve të ndryshme që në mënyrë direkte ose indirekte përballen me këtë fenomen.

Në konferencë u arrit përfundimi se vetëm me veprime të bashkrenduara të të gjithë institucioneve publike, OJQ-ve dhe mediave, mund të arrihet parandalimi efikas i dhunës ndaj grave. Konferenca u organizua në kuadër të projektit “16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave”, i cili financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi.

  • 1

    Radio