U mbajt kokteji tradicional i fundvitit

Prej tvteuta29 December 2016

Në ambientet e hotelit Mediteran u mbajt kokteji tradicional i fundvitit i organizuar nga Komuna e Ulqinit. Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu vlerësoi se viti 2016 ka qenë vit me sfida të shumta për pushtetin lokal në të cilin puna është fokusuar në konsolidimin e stabilitetit financiar, por nuk janë lënë pas dore as sferat e tjera. Kryetari sidomos potencoi rëndësinë e miratimit të Planit hapsinor urbanistik i cili duhet të shërbejë si bazë për investimet e mëtejshme. Në koktej u bë edhe shpërndarja e mirënjohejeve për kolektivët më të dalluar në vitin e kaluar, si dhe nxënësit dhe sportistët më të mirë. Mirënjohje u dhanë edhe për policët e dalluar, kolektivin e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit, OJQ Horizontit të Ri, punëtorët sportiv,  si dhe trajnerin më të mirë për Xhemal Kapllanbegun, trajnerin e Otrantit. Për sportistin më të mirët të vitit u shpall kampioni i Malit të Zi në kick box Ahmed Tushi Haxhimehmedi.