Kulturë Më shumë

U mbajt Festivali ndërkombëtar i gruas krijuese Ulqini 2017

Prej tvteuta29 March 2017

Kremtimi i Ditës së Komunës së Ulqinit filloj me  Festivalin ndërkombëtar të grave krijuese  Ulqini 2017, të cilin e  realizon Shoqata “Harmonia” në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit. Ky edicion në vehte pati bukuritë e fjalës së shkruar të krijueseve nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova të cilat për publikun u prezentuan me poezitë e veta. “Motoja e festivalit është të mbrojmë identitetin e krijimtarisë letrare, artistike, pamore, skenike të gruas, sepse shpesh ndodh që bota mashkullore ta inorojnë këtë art që është e pa drejtë”, kështu deklaron për televizioni Teuta organizatori Ibrahim Berjashi i cili njëheri është dhe kryetari i shoqatës “Harmonia”.