Aktuale Më shumë

U mbajt ekspozita me piktura të piktorit Nazim Sukubina

Prej tvteuta17:58, 7 Tetor 2022

Ekspozita me titull “Nostalgjia” me piktura të piktorit Nazim Sukubina, u mbajt në Galerinë e Qendrës për Kulturë, ditën e mërkurë me datë 5 tetor. Ku te pranishem ishin fëtyra të njohura nga bota e artit , te politikes , si dhe dashamirë të artit.

Nazim Ujkashi-Sukubina u lind në vitin 1952 në Sukubinë. Shkollën fillore e ka përfunduar në Sukubinë dhe Katërkollë nga viti 1960-66.
Në vitin 1966 i drejtohet me lutje Shkollës së Artit në Pejë për t’u regjistruar por përgjigjja nga institucioni në fjalë qe negative me pretekstin se nuk pranohen nxënësit nga republikat e tjera.
Regjistrohet në shkollën e mesme hotelerike në Ulqin.Tetë vite ka punuar si punëtor hotelier gjatë sezonës.Gjatë kësaj periudhe ka shitur edhe portretet të cilat i pikturonte dimrit në Anë të Malit.

Kjo është hera e parë që piktori në fjalë hap ekspozitë në vendlindje.Ngjarja në fjalë do të jetë ngjarje e veçantë për qytetin tonë sepse pikturat e tij përmbajnë në vetvehte antropologji dhe jo vetëm.

 

Kjo ekspozit u  mundësua nga shoqata “Labeatët” nga Ulqini.

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të premtën në orën 20:30.

  • 1

    Radio