Aktuale Më shumë

U hap Turneu i XVIII Ndërkombëtar i Karatesë “Ulcinj – Ulqin Open 2022”

Prej tvteuta15:08, 3 Prill 2022

Në kuadër të Ditës së Komunës, sot është hapur Turneu i XVIII Ndërkombëtar i Karatesë “Ulcinj – Ulqin Open 2022”, i cili mblodhi mbi 1070 karateistë të të gjitha moshave nga dhjetë shtete në Pallatin Sportiv Marshal Tito.

Ky turne me karakter ndërkombëtar është me interes të madh për qytetin, pasi përveç rëndësisë garuese, promovon edhe një mënyrë të shëndetshme jetese.

Sporti i Karatesë po shënon vazhdimisht rezultate dhe ky sport, i cili po ruan një traditë të gjatë, do të mbetet padyshim në fokusin e vëmendjes së pushtetit vendor, i cili ndihmon dhe mbështet financiarisht në mënyrë të përhershme programet e klubeve të Karatesë.

  • 1

    Radio