TURIZËM Më shumë

U hap solemnisht kompleksi “Stara čaršija Resort & Spa” në Tivar të Vjetër

Prej tvteuta10:47, 22 Korrik 2019

Në zemrën e qytetit të vjetër të Tivarit, të shtunën mbrëma me një ceremoni solemne u bë hapja e kompleksit “Stara čaršja Resort & Spa”, të pronarit Hajriz Brçvak. Ky objekt për herë të parë u hap vitin e kaluar por tani është kompletuar me njësi akomodimi të reja dhe ofertë më të pasur. Pronari i kompleksit, Hajriz Brçvak, në fjalimin e tij i falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti. Të pranishmëve iu drejtuan kryetari i OT të Tivarit, Emil Kukalj, kryetari i Tivarit Dushan Raiçeviq si dhe menaxherja e kompleksit, Melisa Katana. Brçvak, i lindur në Biello Polje, njihet si person me veprimtari të shumta humanitare, dhe të pranishmëve iu lut që në vend të dhuratave të dhurojnë ndihma për qëllime humanitare, me çrast Kryqit të Kuq të Tivarit iu dhurua shuma prej 2.000 eurove.

  • 1

    Radio