U hap objekti i ri modern i fabrikës së mobiljeve “Kurti”
Prej tvteuta17:40, 29 Tetor 2019
Fabrika e njohur e mobiljeve “Kurti”, sot bëri hapjen solemne të objektit të ri në lagjen Pistull të Ulqinit, një objekt modern si nga pamja ashtu edhe nga përmbajtja. Në hapje ishin prezentë figura të njohur të skenës afariste, shoqërore dhe politike të qytetit, ku nuk mungoi as vetë kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq. Në hapje të ceremonisë të pranishmit i përshëndeti vetë pronari i fabrikës, Kabil Kurti, i cili rikujtoi fillimiet e kësaj fabrike para 24 viteve , që nga tre punëtorë është shëndrruar në njërin nga kolektivët më të mëdhenj të Komunës së Ulqinit, falë punës dhe përkushtimit, si të familjes Kurti ashtu edhe të punësuarëve në këtë fabrikë. Më pas folën edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe kryeministri Markoviq, i cili premetoi përkrahje të vazhdueshme për afaristët dhe aktivitetet e tyre, që i konsideroi si një element të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Pas ceremonisë fillestare, pronari Kabil Kurti në shoqëri të kryetarit Nrekiq dhe kryeministrit Markoviq , prenë shiritin e hapjes së kësaj fabrike si dhe vizituan repartet punuese.