Opinion Më shumë

U botua numri i parë i Buletinit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Prej tvteuta10:55, 30 Maj 2020

Shkruan: Gjekë Gonaj

Në seancën e fundit të  parlamentit vendor të Ulqinit, e cila filloi punën  pardje , u publikua numri i parë  i Buletinit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, ne gjuhën shqipe dhe  malazeze.

Kryetari i Kuvendit dr. Ilri Çapuni, duke qenë i vetëdijshëm për  vlerën e informacionit, ishte i bindur se  botimi i një buletini të rregullt është hap  i mirëseardhur për të gjithë qëllimmirët. Fakti se ky buletin u botua pas tridhjetë vitesh të pluralizmit politik në këtë komunë flet mjaft për etablimin e rolit të tij si një nga burimet e mundshme të informacioneve  të këtij isntitucioni të rëndësishëm për qytetarët e kësaj komunë me shumicë shqiptare.

Konceptimi i buletinit ka bërë të mundur  pasqyrmimin  e aktiviteteve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit nga  zgjedhjet lokale  për këshilltarë në  shkurt të vitit 2018 deri në dhjetor të vitit 2019.  Përveç fjalës së kryetarit të Kuvendit, dr. Ilir Çapuni  këtu gjenden shënimet e tij  biografike   dhe të kryetarit  të Komunës, Loro Nrekiq.

Në vazhdim janë trajtuar me kujdes Klubet e këshilltarëve dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend, pastaj të gjitha seancat dhe mbledhjet e Kuvendit gjatë dy viteteve të  kaluara.

Pjesë e këtij buletini janë edhe  aktivitetet   tjera  politike, kulturore dhe përkujtimore të Kuvendit. Buletini , pra, është një përmnbledhje periodike  dy vjetore, infromataor i cili botohet nën kujdesin  dhe  drejtimin e  Shërbimit të Kuvendit.

Qëllimi i këtij buletini, i cili kryersisht u dedikohet këshilltarëve , është të ofrojë njohuri mbi  aktivitetin  që bën  ky institucion komunal dhe të japë informacion për veprimtarinë e vet.  Botuesi përmes këtij buletini synon edhe zhvillimin e politikave  efektive që kontribuojnë në fuqizimin e transparencës dhe llogaridhënies.

  • 1

    Radio