Kulturë Më shumë

U bë promovimi i dy librave të Pashko Vasës

Prej tvteuta17:38, 2 Maj 2019

Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim “Idea” në bashkëpunim me Fondacionin Alsar nga Tirana organizuan  promovimin  e dy librave me tituj: “Skicë historike mbi Malin e Zi” si dhe “E vërteta mbi Shqipninë dhe shqiptarët” me autor ideologun dhe veprimtarin e shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Pashko Vasa. Për Malin e Zi ka shkruar që në vitin 1872 një prej ideologëve dhe veprimtarëve të rilindjes tonë kombëtare,
Pashko Vasa. Jo e vëllimshme, vepra e tij u shkrua asokohe në frëngjisht, për ta parë dritën e botimit në shqip në vitin 2019. Për të folur më shumë rreth ketyre dy librave me kumtesat e tyre u paraqitën: Prof. Dr. Gazmend Shpuza, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, Dr. Nail Draga, Prof. Dr. Seit Mansaku dhe Prof. Mehdi Gurra. Në fund për të pranishmit u dhuruan  libra falas.

  • 1

    Radio