U bë përurimi i librit të autorit Hajrullah Hajdari
Prej tvteuta12:30, 1 Korrik 2019
Në galerinë e Qendrës kulturore u bë përurimiii librit “Pronat dypalëshe – të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi” të autorit Hajrullah Hajdari, i cili u organizua nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”.Libri trajton një nga problemet e krijuara si rezultat i copëtimit të padrejtë të trevave shqiptare nga vendimet e Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Ambasadorëve në Londër, më vonë edhe të marrëdhënieve armiqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, si pasojë e të cilave shumë familje shqiptare që disponin pronë të paluajtshme në zonën kufitare apo në brendësi të tij, u dëmtuan ekonomikisht dhe në të gjitha format tjera.Libri është botuar para disa ditësh dhe është rezultat i kërkimeve të autorit në arkivat e disa institucioneve shtetërore të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Mbi librin përveç autorit Hajrullah Hajdrai folën edhe kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba, redaktori i librit. Dr. Ismail Doda, Dr. Nail Draga si dhe recensenti i librit prof. Dr. Ferit Duka.