U bë hapja e parkut publik në Zenelaj

Prej tvteuta10:25, 2 Shtator 2019

Në Zenelaj të Anës së Malit u bë hapja e parkut publik, punimet e të cilit kanë filluar që nga tetori i vitit 2018  , donacion ky  i familjes Hajdari, e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Plani për ndërtimin e këtij parku u punua nga studio V& B Design, kurse vlera e investimit është  rreth 212.000 euro.Faza e parë e punimeve përfshinë rregullimin e sheshit te brëndshëm të parkut, asfaltimin e rrugëve kryesore , terenet sportive etj. Në hapje folën antarët e familjes Hajdari, përfaqësuesit e pushtetit lokal, Konzuli i Ambasadës së SHBA në Mal të Zi, Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi si dhe përfaqësuesi i Kishës katolike në Mal të Zi. Zonja Hajdari u shpreh se ndjehet shumë krenare që ky park u realizua pikërisht në vendin ku shumë familje para shumë viteve u larguan për të kërkuar një jetë më të mirë. Ajo u shpreh falenderuese ndaj të gjithë atyre që kanë punuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre për realizimin e punimeve. Pritet që faza e dyte e punimeve të vazhdohet menjëherë.

  • 1

    Radio