U APROVUAN 6 PIKA, SEANCA E RADHËS JAVËN E ARDHSHME
Prej tvteuta18:42, 18 Mars 2019
Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit u mbajt sot ku u miratuan 6 pika të rendit të ditës. Në rend të dite ishin 18 pika të cilat u plotësuan edhe me 4 pika tjera. Sabri Salaj nga radhët e Forcës së re Demokratike në foltore u shpreh se më shumë se gjysma e pikave që janë dorëzuar këshilltaëve nuk i plotësojnë kushtet ligjore për tu diskutuar,duke u shprehur se politikisht këtu i kanë future gishtat si kush ka dëshiruar.
Pika e cila u zgjoi ineteresimin më të madh tek këshilltarët ishte pika rreth emërimit të shtatores së Gjegj Kastrioti Skenderbeu,ku këshilltari Haxhi Sylejmani nga radhët e Partisë Demokratike kërkoi të ju sillet këshilltarëve vendimi i Ministrisë së Kulturës,ku do të dijnë se ç’farë votohet.Mbeti shumë diskutabile se si do të jetë mbishkrimi në shtatore,”Gjergj Kastrioti Skenderbeg”,apo “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”pasi që kjo pikë e rendit të ditës parashikohet të shqyrtohet të hënën e ardhshme.
Kryetari i Kuvendit Komunal Dr. Ilir Çapuni vazhdimin e séances e paralajmëroi për ditën e hënë, me 25 mars.