TVSH për porositë mbi 22 euro? Fillon mbledhja e nënshkrimeve kundër
Prej tvteuta25 July 2017
Qeveria e Malit të Zi i ka sugjeruar Këshillit pët ekonomi të shqyrtojë ligjin e ri sipas të cilit për porositë mbi 22 euro do të paguhet tatimi mbi vlerën e shtuar. Deri tani ky tatim paguhej për porositë me vlerën mbi 150 euro. Ky lajm ka ngjallur mjaft pakënaqësi në opinionin publik dhe si pasojë kanë filluar edhe veprimet e para të cilët synojnë të tregojnë se shumica janë kundër vendosjes së kësaj mase. Një grup qytetarësh ka filluar mbledhjne e nënshkrimeve online dhe vetëm mbrenda pak orësh janë mbledhur afër 3.000 nënshkrime. Peticioni mund të nënshkruhet në faqen www.change.org.