Aktuale Më shumë

TV Teuta me ofertë të re prej 23 kanalesh

Prej tvteuta16:34, 7 Qershor 2016

Nga data 8 qershor,në ora 24 për të gjithë ato që posedojnë aparatin Set Top Box DVBT2, duhet të bëjnë kërkim automatik të Tv Teuta, i cili përmes partneritetit me M-Tel vjen me platformën e re bashkë me 23 kanale.

Ju vetëm duhet të bëni kërkimin automatik dhe platforma Media Box me kanalet me të shikuara vjen në ekranet tuaja automatikisht.

Ilmira Lika  drejtoresha e Tv Teuta ,në lidhje me këtë partneritet gjigand ,shprehet e kënaqur që të gjithë tashmë me një lëvizje të thjeshtë mund të kenë Tv Teuta, si dhe kanalet më të mira shqiptare e jo vetëm, madje me nje cmim shumë të arsyeshëm.

Ndër kanalet më të njohur do të jenë TV Klan Kosova, Top-Channel, HRT 1, OBN, Arena Sport 2 etj.

Tashmë të gjithë në mënyrën më të thjeshtë dhe më të lirë mund të shohin stacionet më të mira televizive , duke përfituar edhe nga ofertat e shumta që sjell ky sistem kabllovik.

  • 1

    Radio