Aktuale Më shumë

TV Teuta mëson: Organizata Turistike SD-së, Forcës komunalja, PD-së ujësjellësi….?

Prej tvteuta18:43, 24 Qershor 2022

Subjektet politike që përbëjnë pushtetin e ri lokal në Ulqin duket se kanë rënë dakord për atë se cilës prej tyre do ti takojë drejtimi i ndërmarrjeve të caktuara publike.

Sipas informacioneve jozyrtare që disponon TV Teuta, ndërmarrja “Veprimtari komunale” do ti takojë Forcës së Re Demokratike, ndërsa “Ujësjellës – kanalizime” koalicionit “Fillim i Ri”, gjegjësisht Partisë Demokratike.

Lufta më e madhe deri tani ishte për Organizatën Turistike, e cila po ashtu do ti takojë koalicionit “Fillim i Ri”, gjegjësisht Socialdemokratëve. LQ ABR do ti takojë “Parking Servisi” ndërsa ende nuk dihet se kush do të marrë në drejtim Qendrën për Kulturë, RTV Ulqinin dhe ndërmarrjet e tjera për të cilat duket se ka më pak interesim.

Sa u përket funksioneve të tjera, tashmë dihet se për nënkryetarë të Komunës janë dy kandidatë, Sabri Salaj i Forcës dhe Beqir Selloviq i Partisë Demokratike, ndërsa për Administratorin kryesor, Naser Resubegoviq nga Partia Socialdemokrate.

  • 1

    Radio