Tuzi Komunë prej shtatorit të vitit 2018
Prej tvteuta28 April 2017
Kuvendi i Malit të Zi në seancën e djeshme me 42 vota pro miratoi plotësimet dhe ndryshimet e ligjit për organizimin territorial, me të cilin Tuzi parashihet të jetë komunë me të drejta të plota. Me ndryshimet e ligjit po ashtu parashihet formimi i Këshllit organizativ, në mënyrë që komuna e re të funksionojë pa probleme. Detyrë e këtij këshilli do të jetë edhe organizimi i marrëdhënieve me komunat e tjera, kufizimi territorial dhe ndarja e pasurisë. Formimi i Komunës së Tuzit, cka pritet të ndodh në shtator të vitit 2018, është një nga kushtet më të rëndësishme të koalicionit “Shqiptarët të vendosur” për përkrahjen e Qeverisë.