Tuz: Sot konstituimi i Kuvendit komunal
Prej tvteuta08:16, 21 Mars 2019
Sot në Komunën e Tuzit do të mbahet Mbledhja konstituive e Kuvendit komunal, me ç’rast do të bëhet verifikimi I mandatëve të këshilltarëve të cilët do të përbëjnë kuvendin gjatë mandatit katër vjeçarë. Sipas rendit të ditës, pas verifikimit të mandateve nga Këshilli Zgjedhorë Komunal, do të pasojë emërimi I kryetarit të kuvnedit, ku siç është konfirmuar nga Forumi shqiptarë, kandidati I tyre për këtë post është funksioneri I UDSH-së dhe kryetari I deritashëm I këtij kuvendi, Fadil Kajoshaj.
Kuvendi komunal I Tuzit ka 32 ulëse të këshilltarëve të cilat në këtë përbërje, sipas rezultateve të zgjedhjeve të 3 marsit, u takojnë: Forumi Shqiptarë 16 mandate, Partia Demokratike e Socialistëve 10 mandate, Partia boshnjake 4 mandate, Demokratët dhe Socialdemokratët nga një mandat.