Tuz: Sekuestrohet sasi e madhe e cigareve
Prej tvteuta09:50, 24 Mars 2017
Inspektorët e Sektorit për krime ekonomike kanë zbuluar dje në Tuz një sasi të madhe të cigareve pa pulla fiskale, të cilat gjendeshin në depot e kompanisë Golden Gate. Sipas informacioneve të gazetës “Vijesti”, bëhet fjalë për sasi me vlerë disa qindra mijëra euro, të markave “virginia” dhe “JPS”.
Inspektorët vepruan në bazë të urdhërit të prokurorit special, për kontrollimin e depove të kësaj kompanie e cila me dekada merret me shitjen e pajisjeve prej qeramike. Njëri nga pronarët e kësaj firme Pjetër Gjokaj, është marrë në pyetje nga policia, ku ka konfirmuar se depot janë të kësaj kompanie, por të dhëna me qira dikujt tjetër.