Tuz: Seksuestrohen 120 kg drogë
Prej tvteuta16:46, 18 Janar 2017
Policia kufitare sekuestroi sot 120 kg drogë, e cila ishte fshehur automjetin me targa shqiptare në fshatin Drume të Tuzit, Siç njoftohet nga policia, pjestarët e saj në automjetin e tipit “Golf V”, shoferi i të cilit nuk ishte prezent, gjeten dy qese me 50 paketime dhe tre çanta të mëdha me drogë. Sasia totale në pako dhe çanta ishte rreth 120 kilogramë të substancës së dyshuara të jetë drogë e llojit marihuanë.
Dyshohet se droga është kontrabanduar nga Shqipëria, me qëllim që nëpërmjet Malit të Zi të kaloj në vendet e tjera “, thonë nga policia. Zyrtarët e Departamentit për luftimin e drogave kanë njoftuar prokurorin publik në Podgoricë dhe janë duke ndërmarrë masa për zbulimin e këtij krimi.