Politikë Më shumë

Tuz: Së shpejti bisedimet për formimin e pushtetit

Prej tvteuta09:51, 30 Nëntor 2017

Partia Demokratike e Socialistëve akoma nuk i ka filluar bisedimet rreth formimit të pushtetit në Tuz, ka kumtuar zyrtari i kësaj partie Halil Dukoviq, duke shtuar se është e qartë se UDSH dhe Partia Boshnjake janë partner tradicional të koalicionit.

PDS në Tuz ka fituar 15 mandate, por  i duhen edhe dy të tjerë që të formojë pushtetin.  Dukoviq për agjencinë Mina ka deklaruar se pret se deri në fund të javës do të ulen për të biseduar për formimin e pushtetit. Sipas tij , PDS në Tuz ka realizuar rezultat të mirë edhe pse është pritur më tepër  , por megjithatë janë të kënaqur me rezultatin e shënuar.

  • 1

    Radio