Sociale Më shumë

Tuz: Merr fund bojkoti i nxënësve. Ministria miraton kërkesën e prindërve

Prej tvteuta09:59, 17 Shtator 2019

Bojkoti i nxënësve në paralelet e ndara të shkollës fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz, në Sukruq dhe Vuksanlekaj, ka përfunduar pasi ministria e arsimit ka pranuar të miratojë kërkesën e prindërve. Deri tek bojkoti erdhi pasi prindërit nuk ishin dakord me mësimin e kombinuar të caktuar nga ministria në këto dy shkolla dhe për këtë filluan bojkotimin e mësimit. Në takimin e prindërve me ministrin e arsimit Damir Shehoviq, u vendos që vendimi të anulohet dhe mësimi të mbahet ashtu si edhe vitin e kaluar.

  • 1

    Radio