Aktuale Më shumë

Turqia sot merr drejtimin e KFOR-it në Kosovë

Prej tvteuta09:14, 10 Tetor 2023

Nga sot trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia.

Ndërrimi i komandës së KFOR-it mes  Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş do të bëhet sot. Ceremonia do të mbahet në Camp Film City.

Kujtojmë se Turqia po e merr komandën e KFOR-it në një kohë kritike pas agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, ku si pasojë të dielën e 24 shtatorit humbi jetën rreshteri policor Afrim Bunjaku ndërsa u plagosën dy të tjerë.

  • 1

    Radio