Rajoni/Bota Më shumë

Turqia sërish mikpritëse e raundit të bisedimeve

Prej tvteuta11:34, 28 Mars 2022

 

Anëtarja e NATO-s, Turqia, e cila ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën do të jetë sërish mikpritëse e raundit të bisedimeve Rusi-Ukrainë.
Delegacionet e Rusisë dhe të Ukrainës do të takohen përsëri në Turqi për bisedime të drejtpërdrejta, tha negociatori ukrainas David Arakhamia.
“Gjatë një raundi tjetër negociatash me video, u vendos që raundi tjetër i takimit të drejtpërdrejtë të të dy delegacioneve të zhvillohet në Turqi në datat 28-30 mars”, shkroi ai ne Facebook.
Homologu i tij rus shkroi në Telegram se bisedimet do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën.
Në Turqi ishin zhvilluar më parë bisedime të nivelit të lartë midis ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe të Rusisë, të cilat përfunduan pa ndonjë përparim.
Njoftimi për takimin vjen pas dy javësh bisedime online dhe disa raunde bisedimesh të drejtpërdrejta, të cilat nga pala ukrainase janë cilësuar si “shumë të vështira”.
Turqia, anëtare e NATO-s, ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën dhe është ofruar të shërbejë si ndërmjetëse në konflikt. Ankaraja e ka kritikuar pushtimin e Moskës, por ajo ka refuzuar t’u bashkohet vendeve perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë.

  • 1

    Radio