Rajoni/Bota Më shumë

Turqia e do Kosovën në NATO e BE

Prej tvteuta15:10, 4 Shkurt 2023

Presidenti i Turqisë, Taip Erdogan, ka deklaruar se Turqia shpreson se procesi i dialogut të Kosovës me Serbinë të përfundojë duke siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon. “Ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi dhe presim që palët të demonstrojnë një qasje paqësore e konstruktive. Shpresojmë që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Turqia është e gatshëm të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe të japë kontributin e nevojshëm nëse kjo kërkohet nga palët“ Erdogan tha se mbështetja e Turqisë për Kosovën do të vazhdojë në të gjitha drejtimet, duke përfshirë edhe një punë intensive për të arritur numrin e njohjeve të pavarësisë.
kryeministri Kurti tha se Kosova është mireënjohëse për mbështetjen që Turqia i ka dhënë asaj, në cdo kohë. “E falënderova presidentin Erduan për përkrahjen e zëshme të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në Këshill të Evropës. Në NATO na bashkon orientimi në Këshill të Evropës, vlerat. Në të dyja na bashkon momenti kritik nëpër të cilët po kalon kontinenti i Evropës. Një nga synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës është krijimi i një mjedisi për të tërhequr investitorët në mënyrë që të krijojmë ekonomi të qëndrueshme. Turqia është një ndër partnerët kryesor tregtar, kjo na gëzon por nuk duhet të na mjaftojë” Kurti ka theksuar se komuniteti turk në Kosovë dhe ai shqiptar në Turqi, janë një urë e fuqishme e lidhjes mes dy shteteve.

  • 1

    Radio