Aktuale Më shumë

Turqi: Përjashtohen mijëra njerëz nga puna, përfshirë edhe akademikë

Prej tvteuta10:00, 8 Shkurt 2017

Autoritetet turke kanë përjashtuar nga puna edhe 4400 nëpunësit civilë, përfshirë mësues, oficerë policor dhe akademikë për shkak të dyshimeve se kanë lidhje me organizata terroriste, sipas një dekreti të publikuar mbrëmë, raporton Reuters. Ibrahim Kaboglu, një profesor i njohur i të drejtës kushtetuese, i cili i ka kundërshtuar ndryshimet në Kushtetutën turke që do t’i japin presidentit, Rexhep Tajip Erdogan fuqi më të mëdha ekzekutive, është në mesin e atyre që janë përjashtuar nga puna, sipas dekretit që është publikuar edhe në gazetën zyrtare.

Ky është numri më i madh i përjashtimeve nga puna prejse mijëra punonjës u pezulluan nga puna javët e para pas puçit të dështuar të korrikut të vitit të kaluar. Për puçin e dështuar, autoritetet e kanë fajësuar klerikun turk që jeton në SHBA, Fetullah Gylen, ndonëse ky i fundit i ka hedhur poshtë akuzat.

  • 1

    Radio