Aktuale Më shumë

Turqi: Mjekët hyjnë në grevë. Paga të ulëta, kushte të rënda

Prej tvteuta09:26, 18 Shkurt 2022

Mjekët në Turqi janë në grevë për të dytën ditë radhazi, si protestë kundër pagave të ulëta dhe kushteve të rënda të punës. Greva e mjekëve vjen në një kohë kur Turqia po përballet me probleme serioze ekonomike. Sapo anëtarët e sindikatës së mjekëve ndaluan punën, në rrjetet sociale u shfaqën pamje të klinikave pa mjekë, në disa qytete dhe provinca të vendit.

“Mjekët janë në grevë sepse nuk duan të punojnë nën këto kushte”, ka shkruan sindikata e mjekëve në faqen zyrtare në Twitter, duke përmendur pagat, punën me orar të gjatë dhe shtimin e dhunës fizike nga pacientët. Rreth 316 punonjës shëndetësorë janë sulmuar nga pacientët gjatë vitit 2021 në Turqi, sipas të dhënave në sindikatës lokale, Saglik-Sen.

Të mërkurën, presidenti turk, Erdogan, tha se inflacioni gati 50 për qind është “i përkohshëm” dhe se qytetarët do të duhet të mbajnë barrën mbi supe për një periudhë.

  • 1

    Radio