Turqi : mbi 3,000 raste të reja me corona virus
Prej tvteuta15:05, 5 Prill 2020

Në 24 orët e fundit, në Turqi janë gjetur edhe 3,013 raste të reja me corona virus, derisa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 23,934. Autoritetet turke njoftuan se edhe 76 përsona të tjerë kanë humbur jetën nga coronavirusi, duke e ngritur numrin e pëgjithshëm në 501. Ndërsa gjerë më tani në Turqi 786 pacientë janë shëruar nga kjo sëmundje.