Aktuale Më shumë

“Turizmi në Ulqin përmes dokumentacionit dhe fotografive”

Prej tvteuta11:37, 4 Qershor 2022

Në Galerinë e Qendrës për Kulturë është bërë hapja e ekspozitës fotodokumentare “Turizmi në Ulqin përmes dokumentacionit dhe fotografive”, organizuar nga sektorit i arkivit të Ulqinit në kuadër të manifestimit tradicional të arkivit shtetërorë të Malit të Zi “Java e arkivit 2022”, po ashtu me këtë ekspozitë arkivi i Ulqinit shënoi edhe 29 vjetorin e fillimit të punës së tij.

Në 20 pano janë të ekspozuara pjesë të historisë së turizmit në Ulqin ndër vite.

Në këtë aktivitet folën udhëheqësja e Biblotekës së Ulqinit Ardita Rama, autorja e ekspozitës e njëheri edhe shefe e sektorit të arkivit të Ulqinit Lilana Bullatoviq, ushtruesi detyrës së drejtorit të Arkivit Shtetëror Danillo Mrvaleviq , dhe drejtori i Organizater Turistike të Ulqinit Gzim Hajdinaga.

  • 1

    Radio