“Tuneli sulm ndaj gjyqësorit dhe Malit të Zi”
Prej tvteuta14:25, 14 Shtator 2023
Gërmimi i tunelit në Gjykatën e Lartë në Podgoricë është sulm ndaj institucioneve të sistemit dhe gjyqësorit, tha Millatoviq.
Ai u tha gazetarëve në Zhablak se nuk donte të shpejtonte me deklarata për atë temë, por po është fjala për sulm ndaj sistemit.
“Prandaj kur flas për zhvillim demokratik, flas për një gjyqësor të fortë dhe një gjyqësor të reformuar, i cili duhet të jetë në fokus edhe të Kuvendit, edhe të qeverisë së ardhshme. Presim që të gjitha institucionet kompetente të veprojnë me përgjegjësi dhe ta ndriçojnë rastin deri në fund. Shpresoj se ky nuk do të jetë një rast ku publiku nuk do ta dijë plotësisht pamjen e plotë”, tha Millatoviq.
Ai bëri thirrje për përgjegjësi dhe për zbardhjen e këtij rasti.
“Tuneli është sulm ndaj gjyqësorit dhe sulm ndaj Malit të Zi”, tha Millatoviq.