Sociale Më shumë

Tuneli i Klleznës rrezik për kalimtarët(video)

Prej tvteuta16:43, 12 Janar 2015

Vazhdimi i fazës se tretë të rikonstruktimit te rrugës  Krythe – Ulqin, është temë kryesore e cila datën e fillimit po e shtyn nga periudha ne periudhe tjetër .

Fillimi i zgjerimit të këtij aksi rrugor është pritur të fillojë në fillim të shtatorit të vitit 2014,me një gjatësi prej 13,5 kilometër. Kështu kishte paralajmëruar edhe kryeministri malazez Igor Llukshiq me 13 korrik të vitit 2012 mu në hapjen e deponisë regjionale për Ulqin dhe Tivar “vitin e ardhshëm do të filloi ndërtimi i fazës së tretë, përfundimtare të rrugës Ulqin-Sukubinë”.deklaroi Llukshiq.

Zgjërimi i këtij aksi rrugor është shtyrë edhe disa herë të tjera.Sipas zyrtarëve të lartë fillimi i punimeve pritet të filloi  në stinen e pranverës megjithatë  ende nuk po shihet asnjë lëvizje në atë drejtim.

Të trokasësh në dyert e komunës tek  organet kompetente për këtë gjë përgjigjet janë gjithmonë të njejta, që urdhëri I fillimit të  punës vjen  qendra , e megjithatë edhe nëse kjo nuk është në duart e tyre,sigurisht që kanë përgjegjësi për një mirëmbajtje më të rregullt të këtij aksi,e sidomos tani në sezonin dimëror.

E pikërisht në ketë aks të rrugës , pra në tunelin e Klleznës ,ato që udhëtojnë çdo dite për shkollë, apo për punë, duke përjashtuar kalimtar të rastit, mu në këtë vend u ballafaquan me probleme të mëdha,aksidente ,por për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale.

Ngricat dhe mos ekzistimi  i anësoreve  bien deri ne atë pikë që të kesh frik të marrësh rrugë,nga Ulqini e deri ne Krythë . Siç e shihni edhe vetë ne shumicën e pikave te rrugës është  rrezik të hasen dy automjete njëherësh.

Rikujtojmë që rruga magjistrale nga Ulqini deri në Sukubinë është ndërtuar rreth viteve 50 të shekullit 20, e me hapjen e kalimit kufitar Sukubinë, në vitin 2002, është bërë rrugë ndërkombëtare në të cilën çdo vit kalojnë disa dhjetëra mijëra automjete.Është edhe rruga më problematike për të cilën banorët e zonës shprehin shqetsimin e tyre sidomos gjatë sezonit veror,por edhe në këto ditë të ftohta ,ku kemi ngrica e që mund të jenë fatale,pasi që në vendet më kritike nuk kemi as anësorët.

Të thuash nga zyret se punimet për rikonstruktimin e rrugës do të fillojn së shpejti ,më të vërtet është bukur, por do të ishte më mirë që të dilnin në teren dhe të shohin më nga afër se me cka ballafaqohen banorët e zonës.

  • 1

    Radio