Aktuale Më shumë

Tuneli i Sozinës u shërbeu 36 047 automjeteve

Prej tvteuta12:59, 29 Janar 2022

Në periudhën 19-25 janar, në tunelin e Sozinës kanë kaluar 36 047 automjete, kryesisht makina. Sipas të dhënave nga faqja e Monteput, që administron Sozinën, tuneli që nga fillimi i këtij viti i ka shërbyer 120 062 automjeteve.

Në të gjithë vitin e kaluar, 2.6 milionë automjete kanë kaluar nëpër tunel, 1.95 milionë në 2020, 2.83 milionë në 2019 dhe 2.82 milionë në 2018.

Tuneli i Sozinës u hap në korrik të vitit 2005. Ndërtimi i tij ka kushtuar rreth 74 milionë euro, nga të cilat 50 milionë janë siguruar nga Mali i Zi, ndërsa 24 milionë janë siguruar nga një kredi nga Banka Europiane e Investimeve (EIB).

Tuneli i Sozinës është 4.19 mijë metra i gjatë dhe lidh rajonin bregdetar me pjesën qendrore të Malit të Zi.

  • 1

    Radio